Argjentina i hipën autobusit pas ndërprerjes së ndeshjes, Mesi: Kemi tre ditë këtu, pritët sa të fillonte ndeshja

E papritur ishte ajo që ndodhi në Brazil, atje ku përballja me Argjentinën është pezulluar. Shkak për këtë janë bërë autoritetet shëndetësore, të cilat ndërprenë takimin në minutën e 6. Katër lojtarë argjentinas sipas tyre kanë thyer rregullat e karantinës, prandaj kërkuan largimin e tyre.

Por bardhekaltrit kanë vendosur që të mos lënë asnjë prej tyre pas, duke zgjedhur t’i hipin autobusit e të largohen nga Brazili. Në komunikimin me autoritetet shëndetësore, Mesi ka ngritur zërin dhe u ka bërë me dije faktin se përfaqësuesja e tij ka tre ditë në Brazil dhe e sheh të palogjikshme të merren masat pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes.

“Kemi tre ditë këtu. Pritën të fillonte ndeshja që të hynin e ta ndërprisnin. Përse na latë të luanim?”,- është pyetja që ngre kapiteni i Argjenitës gjatë bisedës me personat përgjegjës në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *