Trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, Horge Sampaoli, ka përzgjedhur 27 lojtarë për miqësoret kundër Italisë dhe Spanjës.
Në listën e 57-vjeçarit vihet re mungesa e sulmuesit të Interit, Mauro Ikardi. 18 golat që 25-vjeçari ka shënuar deri më tani në kampionatin italian nuk kanë mjaftuar për t’i siguruar një vend në kombëtaren argjentinase, pasi Sampaoli ka preferuar të përzgjedhë Agueron, Dibalan, Higuainin dhe talentin 20-vjeçar Lautaro Martinez në vend të bomberit të Interit.
[SELECCIÓN MAYOR] Con estos jugadores del fútbol local, Jorge Sampaoli completó la lista de convocados para los partidos ante Italia y España. pic.twitter.com/YVHflTxDji
— Selección Argentina (@Argentina) March 12, 2018
Për shërbimet e sulmuesit ka qenë e interesuar edhe federata italiane, por ai zgjodhi të përfaqësonte vendlindjen e tij. Ikardi ka luajtur vetëm katër ndeshje me Argjentinën ku nuk arritur të gjejë rrugën e rrjetës.