Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë është duke bërë edhe nxehmjen e fundit për të luajtur kundër Islandës në “Elbasan Arena”, një lajm i mirë vjen për stadiumin e ri që po ndërtohet në kryeqytet. Bëhet fjalë për “Arenën Kombëtare”, që do të mirëpres tifozët duke nisur nga muaji nëntor.
Të paktën kjo është ajo që pritet për momentin, pikërisht atëherë kur Kombëtarja do të zhvillojë edhe takimet e fundit për kualifikueset e Europianit. Ndërkohë që ka nisur edhe shtrimi i tapetit të ri që do të ketë rreth 4 ditë punë dhe do të jetë gati për t’u shkelur nga lojtarët pas 30 ditëve. /Sport Ekspres/