“Arena Kombëtare” është gati të mirëpres tifozët shqiptarë për ndeshjet që Kombëtarja do të ketë në muajin tetor. Por procesi po vijon për kompaninë që do të ketë të drejtën e mirëmbajtjes së stadiumit dhe vendosjes së emrit të ri në këtë arenë.
Kështu presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka thënë se ky proces nuk do të jetë i nxituar dhe do të kërkojë kohën e saj, që kompanitë të dërgojnë të gjithë informacionin e nevojshëm për t’u shqyrtuar.
“Report TV” zbulohen deri tani tre kompanitë e para që kanë shfaqur interesin e tyre për të marrë mirëmbajtjen e stadium dhe të drejtën e emrit. Bëhet fjalë për kompaninë e hidrokarbureve, “Bolv Oil”, për të vazhduar me kompaninë telefonike “Vodafon” dhe atë të sigurimeve “Sigal”. Sipas asaj që raportohet, çdo kompani që kërkon t’i vendos emrin e saj stadiumit, duhet të paguajë 3 milionë euro për një afat 5-vjeçar. /Sport Ekspres/