Ardian Mema e thotë qartë: Dorëheqjen e mendoj me vete, por është ende herët

Zërat për një largim të mundshëm të Ardian Memës nga Tirana nuk ishin edhe aq të pabazuara. Këtë e ka pranuar edhe vetë tekniku pas mbledhjes së bërë me presidentin e klubit, Refik Halili.

“Vazhdojmë bashkpunimin dhe presidenti ishte për këtë arsye këtu. Dorëheqja? E mendoj me vete, por nuk është se ma ka kërkuar dikush. Gjithsesi është ende herët për të folur rreth dorëheqjes. Rezultatet e ardhshme do të jenë ato që do të vendosin”, tha trajneri i Tiranës.

Pavarësisht mbështetjes së dhënë për vazhdimësinë e punës, që për momentin është një çështje e mbyllur, lëkundja e stolit vijon për Memën. Presidenti Halili është shprehur se skuadra e tij ka marrë tre humbje rresht, pasi edhe atë barazim me Flamurtarin e konsideron si të tillë. Por çfarë do të ndodhte nëse Tirana humbet edhe ndeshjen e katërt rresht, sipas llogarisë së presidentit? Me siguri, mendimi që i kalon aktualisht në mendje trajnerit, do të ishte edhe i vetë kryesisë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online