Ardian Ismajli refuzon rinovimin e kontratës, është gati për t’u transferuar te të mëdhenjtë e Serisë A

Largimi i Ardian Ismajlit nga Empoli është vetëm çështje kohe. Veprimi i fundit i mbrojtësit shqiptar nuk lë më vend për dyshime. Sipas Nikolo Shirës, Ismajli ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me klubin toskan.

Empoli i ka ofruar lojtarit të Kombëtares shqiptare rinovimin e kontratës, e cila i përfundon në qershor të vitit 2025, por përgjigja e tij ka qenë negative. Për Ardian Ismajlin janë të interesuar Juventusi dhe Napoli, me këtë të fundit që janë më afër transferimit të tij. Tashmë mbrojtësi 28-vjeçar është gati të luajë për një klub të madh të Serisë A./Sport Ekspres/