Transferimi i Ardian Ismajlit në radhët e Spezias është thjesht çështje zyrtarizimi dhe pritet të ndodhë në orët në vijim. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare është gati për hapin e madh në karrierë. Në Kroaci nuk ka më se çfarë të dëshmojë për aftësitë e tij dhe tashëm nëj aventurë me Spezian e pret në Serie A sezonin e ardhshëm.
Mediat përtej Adriatikut njoftojnë se Ismajli ka mbërritur në Itali. Futbollisti kuqezi do i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas e pret firma në kontratë. Ndërkohë bëhet me dije se pasi të kalojë tamponin e dyfishtë, atëherë të hënën do të mund t’i bashkohet shokëve të rinj të ekipit në stërvitje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/