Arbnor Muja i thotë lamtumirë Europës, humb edhe ndeshjen ndaj Barcelonës

Antverpi i ka dhënë fund rrugëtimit në Europë. Matematika nuk e lejon kampionen e Belgjikës të shpresoj qoftë për të paktën një kalim në Ligën e Europës. Antverpi është mposhtur sot minimalisht 1-0 nga Shaktjori i Donjetskut dhe gjenden në vendin e fundit me 0 pikë të grumbulluara. Ukrainasit gjetën e rrugën e golit që në minutën e 12 me anë të Matvijenkos.

Ndërkohë, si për të mos mjaftuar humbja, Arbnor Muja e mbylli ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme. Lojtari shqiptar u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 97, duke humbur kështu mundësinë për të qenë përballë Barcelonës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *