Arbitri vjedh fitoren e Interit dhe asistin e Kristjan Asllanit! Lojtarët e Monzës u rrëzuan me njëri-tjetrin, i hiqet goli Interit

Një gabim trashanik ka bërë kryesori i ndeshjes te Monza-Inter. Teksa zikaltërit po kryesonin me shifrat 1-2, në minutën e 81 ishte Acerbi që shënoi golin e tretë pas një krosimi të Kristjan Asllanit nga goditja e dënimit.

Megjithatë arbitri e anuloi për një faull të supozuar në favor të Monzës. Përsëritja e pamjeve e tregon qartë se lojtarët e Monzës janë penguar me njëri-tjetrin dhe Gagliardini nuk ka ndërhyrë ndaj Pablo Mari. Por VAR nuk ka ndërhyrë sipas protokollit pasi gjyqtari i ra bilbilit para se topi të hynte në rrjetë. Në fund Monza arriti të barazonte dhe Interi mund të ndihet i vjedhur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *