“Arbitri nuk e mbante mend që më kishte dhënë një karton më parë”, lojtari i Barcelonës vazhdon të çudis për Mateu Lahoz

Mateu Lahoz është sërish në qendër të vëmendjes pas derbit të Barcelonës të së shtunës. Rezulton se arbitri ka harruar se e ka ndëshkuar Jordi Alba me karton të verdhë më parë, ndonëse mes dy ndëshkimeve për mbrojtësin kanë kaluar vetëm pak minuta. Barcelona në fund të takimit me Espanyolin iu desh të luante me dhjetë lojtarë. Dy kartonë të verdhë në katër minuta mori Jordi Alba, i cili u përjashtua nga fusha. Vendimi i Mateu Lahoz ngjalli polemika të mëdha.

Tashmë raportohet se arbitri spanjoll ka harruar se kë kishte ndëshkuar me karton. Të paktën kështu thotë Jordi Alba. Gazeta “AS” ka biseduar me lojtarin e “blaugrana”. Mbrojtësi me përvojë tregoi për atë që ndodhi në fushë. “Lahoz mendoi se ishte kartoni im i parë i verdhë, por në fakt ishte i dyti. Nëse do ta dinte, nuk do të ma kishte treguar. Unë shkova tek ai shumë i qetë dhe i thashë për pretendimet e mia, për faullin që ishte kryer në fushë, asgjë më tepër. E di që ndonjëherë protestoj shumë dhe jam shumë implusiv, por nuk ishte kjo arsyeja këtë herë. Thjesht arbitri nuk e mbante mend që më kishte ndëshkuar me karton të verdhë më parë”, tha Alba. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online