“Arbitri ngeli me bilbil në gojë”! Shpëtim Duro shfaqet i mërzitur pas Teutës: Kemi qenë vetëm ne në lojë për 90 minuta

Një ndeshje me ritëm të lartë ishte ajo mes Teutës dhe Egnatias e mbyllur në shifrat 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të ish-sulmuesi të Levantes, Dëamena. Ky i fundit gjeti golin në minutën e 51, i pari në Superiore.

Kallaku do të barazonte në të 69 me penallti për shkak të një gabimi fëmijnor të Malotës. Shumë raste të shpërdoruara nga të dy ekipet, veçanërisht nga durrsakët që krijuan shumë mundësi në minutat e fundit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Shpëtim Duro: “Jam i mërzitur. E dija se ishte ndeshje e vështirë me Teutën që ka rritje në takimet e fundit. Barazimi mund të ishte i pranueshëm para ndeshjes, por siç u zhvillua takimi, duhej të kishim fituar. Kemi qenë vetëm ne në lojë për 90 minuta, kemi shpërdoruar shumë dhe prandaj jam i mërzitur. Jam shumë i kënaqur me lojën, jam i mërzitur vetëm për rezultatin. Në momentin që ata fituan penalltinë ne ishim me 10 lojtarë në fushë, na kapën në hapësirë. Arbitri ngeli me bilbil në gojë, nuk lejoi lojën dhe avantazhin, nuk ishte në lartësinë e ndeshjes. Në fund ishte rasti i dyshimtë ku lojtari i Teutës shtyu lojtarin tonë. Duhej të ishte 11-metërsh, për një prekje të lehtë e dhanë penallti kundër nesh, me dy standarte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *