Trajneri i Leipzig, Marsch, nuk ka qenë aspak i kënaqur me mënyrën sesi kryesori i takimit, Andreas Ekberg, po mbante drejtësinë kundër PSG. Madje në pjesën e parë do të vinte edhe ndëshkimi me karton të verdhë për trajnerin e ekipit gjerman, pasi po shprehte pakënaqësitë e tij.
Gjithçka kulmoi në përfundimin e takimit, atje ku Leipzig barazoi me shifrat 2-2. Trajneri i Leipzig nuk e mendoi dy herë për të kritikuar rëndë arbitrin: “Unë kam përshtypjen se gjyqtari zgjedh ekipet e mëdha para ekipeve të vogla. Është e vështirë që të fitosh respektin e tyre. Dukej sikur gjyqtari po provonte që të merrte një autograf nga Neymar”, u shpreh Marsch. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/