“Arbitri iku me vrap pas ndeshjes”! Van Dijk trondit UEFA-n, flet për favorizim të Anglisë: Çfarë doni më?

Felix Zëayer ishte arbitri që u vendos nga UEFA për të ndarë drejtësi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europianit të Gjermanisë, Hollandë-Angli. Diskutimet dhe polemikat nuk i ndahen këtij gjyqtari, edhe për shkak të së shkuarës së tij të errët.

20 vite më parë, në vitin 2005, Felix ka marrë një ryshfet prej 300 eurosh për të ndihmuar gjyqtarin Robert Hoyzer që të fiksojë një ndeshje. Kaq mjafton dhe sigurisht që gabimet e arbitrit do të shihen me lupë. Por sikur të mos mjaftonte, edhe fati nuk ishte në favorin e tij.

Pikërisht duke i rënë në ndeshjen që do të arbitronte një rast i diskutueshëm si ai i ndërhyrjes së Dumfries ndaj Kane. Në fillim arbitri vazhdoi lojën dhe pas thirrjes së VAR, akordoi penalltinë. E sigurt është se edhe nëse Felix nuk do ta kishte dhënë atë penallti, sërish do të kishte shumë polemika mbi të, ndoshta edhe më shumë.

Kjo për shkakun se ky gjyqtar e kishte një plagë të vjetër të hapur me Bellingham. Bëhej fjalë për një ndeshje vendimtare të Bundesligës në kohën kur Bellingham ishte pjesë e Dortmundit dhe luhej ndaj Bayernit, me këta të fundit që fituan 3-2. Bellingham nuk i pëlqeu aspak mënyra e arbitrimit të Zëayer dhe në atë kohë zgjodhi ta sulmonte duke i kujtuar 300 eurosh e fituar në vitin 2005. “Cfarë prisni nga një arbitër i tillë? Ai ka fiksuar ndeshjet dhe i japin ndeshjen më të rëndësishme në Gjermani”.

Nëse nuk do të jetë Bellingham dhe Anglia në polemikë, me siguri që Van Dijk i ka dhënë goditjen e parë të rëndë. Mbrojtësi i Liverpul nuk i përmbajt aspak në fjalët e tij duke tronditur UEFA-n: “Arbitri vrapo menjëherë në dhomën e zhveshjes kur përfundoi ndeshja. Kjo i thotë të gjitha. Nuk kam fjalë. Të pësosh një gol në atë minutë është e tmerrshme, dhemb shumë”, tha Van Dijk.

Nga krahu tjetër, edhe Patrice Evra, legjenda e Francës ishte shumë ironik: “Për mua arbitri ishte lojtari më i mirë i ndeshjes”. Gjithashtu edhe sulmuesi legjendar Piere Van Hoojidonk u tregua shumë i rreptë me gjyqtarin duke u shprehur:

“Vendoseni Felix në listën e zezë. Penallti në pjesën e parë, shumë vendime të diskutueshme në pjesën e dytë. Të gjitha këto ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes”, tha legjenda. /Sport Ekspres/