Arbitri i PAOK-AEK: Vendosa për gol, kaosi trembi AEK-un

Çështja e ditës në Greqi mbetet ndeshja PAOK-AEK, sfidë e ndërprerë mbrëmë, kur PAOK shënoi në minutën e fundit dhe plasi rrëmuja, pasi arbitrat nuk dinin ç’të bënin, duke qenë se goli ishte i dyshimtë për një pozicion jashtë loje aktiv ose pasiv të një lojtari të PAOK-ut në momentin e goditjes së topit me kokë nga Varela.

Futja në fushë e presidentit të PAOK-ut bëri që situata të acarohej ndjeshëm, me AEK-un që largoi skuadrën nga fusha, edhe për faktin se presidenti i PAOK-ut Ivan Savidis ishte i armatosur.

Gazzetta.gr ka zbardhur raportin e arbitrit Kominis, përpiluar pas ndeshjes.

Në minutën e 89-të skuadra vendase shënoi gol. Fillimisht ngrita dorën për të treguar pozicion jashtë loje dhe pasi u konsultova me anësorin, vendosa ta quaj gol të rregullt. Presidenti i PAOK-ut Ivan Savidis u fut në fushë me dhunë, shoqëruar nga truprojat e tij, duke i kërkuar skuadrës së tij të largohej nga fusha. Me pas shkoi te një zyrtar i AEK-un, duke e ofenduar. Njëkohësisht, drejtori teknik Lubos Mihel, m’u afrua në mënyrë kërcënuese dhe me tha: “More fund sot”.

Pas këtyre ngjarjeve vendosa të futem në dhomat e zhveshjes, sepse situata nuk lejonte vazhdimin normal të ndeshjes. Gjatë qëndrimit aty, një nga përfaqësuesit e AEK-ut më tha: Pas hyrjes me dhunë të presidentit të PAOK-ut, i cili ishte i armatosur, ne si AEK nuk mund të futemi në fushë për shkak të tensionit të madh dhe pasigurisë, me lojtarët që ndihen të terrorizuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *