“Arbitri i dha dhuratë të madhe Vllaznisë”! Lojtari i Tiranës shfaqet i mërzitur: Ne do shpallemi kampion se kemi lojtarë kampion

Shumë emocione ka prodhuar ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Tiranës. Në një stadium të tejmbushur, shkodranët nuk i kanë lënë asnjë mundësi të vetme bardhebluve për të dalë në lojën e tyre. Hasani ishte në hije, ndërsa edhe Patrik bëri shumë pak për të gjetur golin.

Në minutën e 50 ishte penalltia e fituar nga Bekim Balaj që u shndërrua në gol nga Herald Marku. Kështu kjo përballje do të mbyllej në shifrat 1-0 dhe Vllaznia hap sërish luftën për titull. Nga krahu tjetër Erzeni dhe Teuta janë ndalur në barazimin 1-1. Sherif Kallaku shënoi nga 11-metrat pasi e fitoi vetë penalltinë. Kur pritej fundi i ndeshjes, Leao shënoi për Erzenin me kokë në të 87. Më poshtë gjeni intervistat e tranjerëve për “Oversport”:

Florent Hasani: “Mbrojtja e Vllaznisë ishte shumë e fortë. Ata hyn në shumë duele fizike kundër sulmuesëve tanë. Megjithatë te penalltia ishte vetëm një kontakt i lehtë. Arbitri i dha një dhuratë të madhe Vllaznisë. Unë mendoj se Tirana do të dali kampion pasi ka lojtarë kampion në gjirin e saj. Nuk e mbajmë mendjen te premiot, por që të ngremë titullin kampion”.

Kallaku: “Trajneri i Erzenit tha se nuk ishte penallti ajo e jona? Po kur lojtari i Erzenit vjen të më thotë se më kapi edhe këmbën edhe topin, atëherë çfarë i bie të jetë? Unë nuk do të hy në VAR për të treguar kontaktin. Duhet të kuptoni se nëse nuk do të kisha kontakt, nuk do të bija në atë lloj mënyre”.

Kapllani: “Më vjen keq për djemtë pasi nuk janë të përgatitur të fillojnë ndeshjen me penallti inekzistente. Kishim edhe erën kundër në pjesën e parë. E dyta foli për ne, mund ta kishim fituar takimin. VAR duhej të merrte vendim. Kahrimanovic ka qenë sëmurë, madje ka rënë edhe nga pesha, për këtë arsye nuk është aktivizuar”.

Mirel Josa: “Nuk mendoj shumë për kampionatin. Ne duhet ta sigurojmë sa më shpejt Europën. Tre pikët na bëjnë mirë vetëm për siguri dhe optimizëm. Ndeshjet derbi fitohen edhe në këtë mënyrë. Unë nuk kam folur për titull kur kam qenë 12 pikë përpara me Skënderbeun. Duhet të jemi të përqendruar. Ekipi duhet të rrisi besimin te vetja, lojtarët duhet të kenë besim te njëri-tjetri”.

Martini: “Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen me një gol tjetër. Në pjesën e dytë ndryshoi tablo dhe për favor të erës që nuk na la të qarkullonim topin. I lëshuam territor Erzenit edhe për shkak të erës, pasi siç e thashë, nuk po qarkullonim dot topin. Të vjen gjynah që e pëson nga një goditje standarte, por barazimi ishte rezultati më i drejtë”.

Orges Shehi: “Të tre rezultatet ishin në këtë takim. Nuk e meritonim të humbisnim, meritonim më shumë për atë që u dha në fushë. Mendoj se vendosi vetëm ajo penalltia që Vllaznia fitoj sot. Bilbili u fry shpesh në këtë ndeshje, për aq kohë sa kishte lojë efektive, kemi dalë në dy raste para portës së kundërshtarit. Vllaznia ka cilësi. Të vjen keq që kjo ndeshje mbyllet me një episod. Vllaznia luante vetëm me top të gjatë dhe me Bekim Balajn që ulte topat. Për mua ai rast nuk ishte penallti për Vllazninë. Mbrojtësi ynë nuk u interesua për Balajn, shkoi Balaj tek ai. Nuk e di se çfarë pa Jorgji aty.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *