Një tjetër besim i UEFA-s vjen karshi arbitrave të Superiores. Jo vetëm ngritje në detyrë për Enea Jorgjin, që kulmoi me miqësoren mes Italisë dhe Turqisë, por edhe për gjyqtarët e tjerë. Këtë herë është Juxhin Xhaja që ka në duar Shpresat e Holandës.
Tulipanët U-21 do të ndeshen në transfertën e Moldavisë në datën 3 qershor, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e grupmoshave. Së bashku me Xhajën do të jenë Ilir Tartaraj, Dojando Myftari dhe Kreshnik Bajramaj si ndihmësit e tij, ndërsa portugezi Joao Ferreira do të jetë arbiër i katërt. /Sport Ekspres/