Arbitrat & asistentët e “Abissnet Superiores” iu nënshtrohen edhe testimeve fizike

Në prag të nisjes së pjesës së dytë të sezonit futbollistik, Sektori i Arbitrave në FSHF është duke zhvilluar seminare fizike dhe teorike me të gjithë arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore”.

Në këtë aktivitetet periodik morën pjesë rreth 50 arbitra, të cilët iu nënshtruan testimeve fizike në stadiumin “Elbasan Arena” me testet që u drejtuan nga dy përgatitësit e arbitrave, Elton Kodra dhe Ervis Peza, të cilët monitoruan të gjithë procesin.

Përmes këtyre testime është konkluduar se përgatitja e arbitrave ishte mjaft e mirë duke bërë të mundur që të gjithë pjesëmarrësit t’i kalonin me sukses provimin fizik.

Ndërkohë, arbitrat janë fokusuar edhe në pjesën teorike, duke analizuar aspekte të ndryshme të gjykimit përgjatë fazës së parë të kampionatit, përmes analizës me video. Pas përfundimit të seminareve, të gjithë arbitrat do t’i nënshtrohen një testi me shkrim ku do të vënë në provë njohuritë e tyre.

Qëllimi i këtyre seminareve është për të analizuar punën dhe vendimet e marra nga të gjithë arbitrat dhe asistentët e “Abissnet Superiore” përgjatë 15 javëve të kampionatit, por edhe vendimet që janë marrë nga sistemi VAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *