Arbër Hoxha bëhet me president të ri, një legjendë e Milanit dhe e Kroacisë do të vijë në krye të klubit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Nga 1 qershori Dinamoja e Zagrebit do të ketë në krye një president të ri. Velimir Zajeci do të largohet nga detyra në fund të këtij sezoni, duke i hapur rrugën një legjende të futbollit kroat dhe të klubit të Milanit. Bëhet fjalë për Zvonimir Bobanin. Ky i fundit do të lërë detyrat e tij në UEFA e në FIFA për t’u rikthyer te Dinamoja e Zagrebi.

Bobani do të ushtrojë rolin e presidentit të bordit menaxhues të klubit kroat, duke pasur mundësinë të hartojë politikat që do të vënë në praktikë vizionin e tij. Pjesë e Dinamos së Zagrebit është edhe Arbër Hoxha, që në verë do të vendosë për të ardhmen e tij./Sport Ekspres/