“Arabia vjedh ndeshje”/ Klubeve të Premier League u kërkohet e pazakonta, al-Obaidly: Bllokoni shitjen e Newcastle

Nga Klaudio Ndreca

Falimentimi dhe nxjerrja në shitje e skuadrës së New Castle nuk është më lajmi i ditës. Kjo ishte e pritëshme përsa kohë shumica e klubeve mbahen vetëm nga të drejtat televizive dhe reklamimet. Aq më tepër që futbolli u goditë edhe nga pandemia e Covid-19, çka rëndoi edhe më tepër financet e klubeve. Ajo që në Angli kanë nisur të shqetësohen është fakti se sheikët arabë, madje personat qeverisës të atij shteti, kërkojnë të hyjnë në biznesin e futbollit. Blerja e një klubi është mënyra më e mirë fillestare e për t’u pasuar më pas me shpenzimet marramendëse në merkato.

Sikur mos të mjaftonte kjo prishje ekujlibrash në merkato, Arabia mbahet si një nga vendet më pirate. Pa asnjë kosto dhe kuntribut, ndeshjet e “Premier League” transmetohen në gjithë Arabinë Saudite duke u mohuar klubeve të drejtat televizive. Ky fakt pranohet nga drejtori ekzekutiv i rrjeti “beIN Sports” i cili thotë se lejimi i një depërtimi të tillë të mëtejshëm të sheikëve do të sillte pasoja dhe më të mëdha. Al-Obaidly u ka kërkuar 20 klubeve dhe Federatës që të bllokojnë shitjen e aksioneve të skuadrës angleze te princi arab.

“Rreziku për të lejuar blerjen e një interesi kontrollues ose material (qoftë ai i marrë drejtpërdrejt ose indirekt) në një klub kryesor Premier League nga ajo që është në të vërtetë qeveria e Arabisë Saudite nuk mund të injorohet duke pasur parasysh të kaluarën e vendit dhe duke vazhduar veprimet e paligjshme dhe ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në interesat tregtare të Premier League, klubet e saj anëtare, partnerët e saj në transmetim dhe futbolli në përgjithësi. Si një partner i gjatë dhe investitor i madh në Premier League, ju bëjmë thirrje që të merrni me kujdes të gjitha implikimet e bërjes së kësaj.

Trashëgimia e shërbimit të paligjshëm do të vazhdojë të ndikojë në ecjen përpara. Kur sezoni i Premier League të fillojë në muajt e ardhshëm, të gjitha përmbajtjet e transmetuesve të ligës do të vazhdojnë të jenë të gatshme dhe të paligjshme në dispozicion përmes funksionalitetit të transmetimit IPTV në kutitë kryesore të beoutQ, të cilat u shitën në sasi të konsiderueshme në Saudite. Arabia dhe rajoni më i gjerë MENA (Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut). Për më tepër – duke pasur parasysh efektin ekonomik të mprehtë që ka coronavirus në industrinë e sporteve – kjo po ndodh në një kohë kur klubet e futbollit duhet të mbrojnë më shumë të ardhurat e tyre” – tha Obaidly./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online