Apolonia e plotë para Naftëtarit, firmos Bajrami

0

Trajneri Kashami optimist. Sulmuesi i ardhur nga Shkëndija e Tetovës zyrtarizohet

Mikel Mbriëaj

Skuadra e Apolonisë i ka dhënë paraditen e djeshme dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë të pjesës së dytë të sezonit që do të luaj sot në ora 14:00 në fushën e vet me Naftëtarin. Fierakët, sot synojnë vetëm marrjen e 3 pikëve, pavarësisht se përballë kanë një ekip me traditë, por që ka pasur shumë largime të titullarëve. Prej disa ditësh në stërvitje me ekipin e Apolonisë ka qenë edhe sulmuesi Artan Bajrami. 20-vjeçari vjen nga të rinjtë e Shkëndijës, të cilat janë edhe kampionët e Maqedonisë për këtë moshë, ku Bajrami u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit. Bajrami është një kandidat serioz për të zënë vendin e lënë bosh nga Krasniqi, tashmë i larguar për të Skënderbeu. Një qendërsulmues i mirëfilltë, me shtatlartësi të admirueshme 1.84 cm, ambicioz për të dëshmuar vlerat e tij te Apolonia, madje dje është prezantuar nga klubi ku edhe ka firmosur kontratën.

KASHAMI – Trajneri kavajas i Apolonisë, Ndriëim Kashami flet për vlerësimin e kundërshtarit edhe pse ai mbyll klasifikimin në grupin B duke thënë se fitorja në këtë takim është detyrim për skuadrën tij. “Kemi punuar shumë në të gjitha aspektet. Jemi rritur ndjeshëm në lojën tonë e mbi të gjitha lojtarët e rinj në moshë që ne kemi si kontigjent kanë fituar më shumë përvojë dhe besim. Tekniku Kashami shfaqet optimist për gjendjen e grupit pas përfundimit të fazës përgatitore. Jemi gati për të nisur luftën për tu ngjitur sa më lartë në klasifikim ashtu sië kemi dhe objektivin. Kjo s’do të thotë se ne e nënvlerësojmë kundërshtarin dhe do ta kemi të lehtë fitoren. Jo aspak përkundrazi ne e kemi përgatitur me kujdes ndeshjen e sotme. E kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. Kashami ka besim te skuadra e tij edhe pse i këshillon që mos ta marri lehtë atë. Naftëtari luan mirë sidomos jashtë fushës së tij ndaj duhet ta vlerësojmë deri në momentin e fundit të lojës. Kam shumë besim te forma e skuadrës që drejtoj ndaj dhe jam optimist te zhvillimi i një loje të bukur dhe arritja e një rezultati pozitiv, çka do të thotë për një fillim të mbarë të vitit 2018. Skuadra nuk ka lojtar të pezulluar apo të dëmtuar gjë që na jep mundësinë që në ndeshjen ndaj kuçovarëve të hedhim në fushë lojtarët më të mirë”, – tha Kashami.

Formacioni i mundshëm: Çako, Braka, Kuçi, Duda, Velo, Broshka, Hysenshahaj, Mehmeti, Dimo, Mihana, Llambi. Trajner: N. Kashami.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.