Ngjarje e çuditshme sot në Tiranë, te klubi Dinamo, ku duhej të luhej ndeshja e të rinjve AF Dinamo-Pogradeci: Nuk u luajt futboll për shkak të një kërcënimi për vetëvrasje!
Ndodh që ndeshjet të shtyhen për mot të keq, për trazira e deri te kërcënim për bombë, por këtë nuk e kishim dëgjuar kurrë.
Një person u ngjit në një vinç afër fushës, sepse së shpejti klubi Dinamo do kthehet në kantier për t’u shndërruar në kompleksin e kombëtares shqiptare.
Kërcënimi i tij për t’u hedhur nga vinçi alarmoi edhe forcat e rendit, ndërsa ndeshja e futbollit u shty.