Napoli është detyruar të ndryshojë axhendën për takimin e nesërm kundër Bolonjas. Skuadra italiane kishte planifikuar të udhëtonte mbrëmjen e sotme drejt transfertës së radhës, por gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën e duhur. I gjithë ekipi ka mbërritur në aeroport dhe gjithçka ishte gati përveç… avionit.
Gazetari italian i “Sky Sport”, Xhanluka Di Marzio, bën me dije se avioni me të cilin do të fluturonte skuadra e Napolit ka pasur defekte dhe për këtë arsye është parë e udhës që udhëtimi të mos kryhej. Në këto kushte, Hysaj me shokë do të niset mëngjesin e nesërm për të mbërritur në Bolonja, ku e pret sfida e radhës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/