Futbolli është kthyer në plan të dytë në pjesën më të madhe të Europës, por kjo nuk vlen për Brazilin. Në vendin që futbollin e kanë në gjakun e tyre nuk kanë ndër mend ta ndalin hapin e kampionatit. Presidenti i Brazilit, Bolsonaro, ka thënë se nëse do të pezullojë këtë sport, atëherë do të shkaktonte histeri te qytetarët e tij, gjë të cilën ai vetë nuk e kërkon në asnjë lloj mënyre. Sipas numrit një të shtetit nga Amerika e Jugut, pezillimi i kampionatit nuk do e ndalë virusin Covid-19, ndërsa thekson se tifozët në shkallët e stadiumit gjenerojnë të ardhura.
“Kur ndaloni lojërat e futbollit, për mendimin tim ju po krijoni histeri. Nuk dua këtë. Futbolli mund të shesë një përqindje biletash, duke marrë parasysh numrin e njerëzve në tribuna. Anulimi i tij nuk do të parandalojë virusin. Ekonomia nuk mund të ndalet, pasi do të krijonte papunësi” ka thënë Bolsonaro./Sport Ekspres/