Antonio Cassano ka folur në “Bobo TV” sa i përket çështjes së fundi që është hapur te Roma. Trajneri Mourinho ka vendosur që të përjashtojë nga grupi Marash Kumbullën dhe disa lojtarë të tjerë që i ka quajtur nën nivel, madje duke thënë se nuk meritojnë që të aktivizohen edhe në Serie B.
Në lidhje me këtë temë, Cassano është shprehur se futbollistët në fjalë nuk do të kenë më asnjë mundësi të dytë që të luajnë me Mourinho. “Fjalët që tha pas ndeshjes me Bodo Glimt ishin shumë të rënda për mua. Kanë shkatërruar përfundimisht Kumbullën, Darboe dhe Villar. Mourinho nuk do t’i llogarisë më këta futbollistë edhe kur të ketë nevojë për ta”, u shpeh Cassano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/