Ankohemi për nivelin e dobët të arbitrave në Superiore! Faza e Play Off në Conference League, ka arbitra shqiptarë, por jo ekipe të Shqipërisë

Shpeshherë dëgjojmë ankesa të ekipeve të Superiores sa i përket nivelit të arbitrave, ku theksohet se nuk i përshtatet kampionatit dhe vetë ekipeve. Por faktet tregonë të kundërtën në Europë. Kur jemi edhe pak ditë nga nisja e kampionatit, janë duke u luajtur ndeshjet e fundit të fazës së Play Off në Conference League.

Atje nuk gjendet asnjë ekip i Shqipërisë, të gjitha janë kthyer në shtëpi me bileta të parakohshme. Por atje mund të shohim ende arbitra që i përkasin Superiores. Kështu, në ditën e sotme Djurgardens do të ndeshet me Apoel dhe takimi gjykohet nga Juxhin Xhaja, që do të mbështetet nga Rejdi Avdo, Dojando Myftari dhe Kreshnik  Bajramaj. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *