Lushnja ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 derbin ndaj Apolonisë në përballjen e fundit, falë golit të realizuar nga Canka në minutën e 87. Ndërkohë në minutën e 3 ishte i njëjti lojtar që gjeti golin e parë, ndërsa Mehmeti solli fillimisht barazimin e parakohshëm.
Menjëherë ka pasur ankesa nga ana e Apolonisë, që këtë dështim ia kanë faturuar gabimeve të arbitrit. Reagimi nga faqa më e madhe e Lushnjes në “Facebook” nuk do të mungonte, atje ku shkruhet se përveçse kemi të bëjmë më amatorizëm në qendrime, kundërshtari duhet të vijë më i përgatitur.
“Shikon sot , pas 4 ditësh që nëpër mediat e shkruara flitet se Lushnja është favorizuar nga arbitrimi në ndeshjen me Apoloninë. Përveçse tregojnë amatorizëm në deklarata , bien ndesh dhe me ato çka thonë… Thanë : ishim ne ata që “dominuam” edhe me 10 lojtarë, ishin KËTA dhe Branica me port bosh dhe nuk shënojnë dot në fund.. që po të kishin shënuar nuk do thoshin gjë tjetër veçse ” Apoloni madhështore që fiton derbin me 10 lojtarë” . Ndërkohë që golat tanë as u vodhën e as ishin të parregullt. Kështu që më shum respekt për LUSHNJËN. Futjuni punës dhe i bëni të fala Koços , dhe në derbin tjetër hajdeni më të përgatitur”. /Sport Ekspres/