Anglia nuk është më vendi me pagesat më të larta, nuk do të ndiheni mirë kur të shihni sesa fitojnë Mesi-Mbape-Neymar te PSG

Anglia nuk është vendi ku futbollistët kanë pagat më të larta. Tingëllon e çuditshme, por është e vërtetë. Lojtarët paguhen më tepër në Francë teksa PSG është klubi më i fuqishëm në planet për sa i përket këtij drejtimi.

Futbollisti më i paguar në Ligën 1, por edhe në botë, është Kylian Mbappe, i cili në PSG ka një pagë mujore prej 6.000.000 euro, pra 72.000.000 euro në vit.

I dyti në listë është braziliani Neymar, i cili merr 3,670,000 euro në muaj, 44,040,000 euro në 12 muaj. Duhet theksuar se braziliani e ka veshur fanellën e klubit nga Parisi që nga viti 2017 dhe deri më tani ka grumbulluar një pasuri të vërtetë.

I treti është Leo Messi. Argjentinasi, futbollisti më i mirë në planet dhe kampion bote me Argjentinën nga Botërori i Katarit, mbledh 3.370.000 euro, pra 40.440.000 euro për një vit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online