Anglia me laps e letër, vendi i dytë në grup është më i leverdisshëm

Në Angli marrin zjarr lehtë dhe tani shprehja e famshme “Football’s coming home!” ka pushtuar mendjet e tifozëve. Megjithatë, tashmë mendohet për turin e ardhshëm dhe gazetarët anglezë bëjnë llogaritë e shortit, duke arritur në përfundimin se vendi i dytë në grup u leverdis më shumë.

Rruga për në finale duket më e thjeshtë, në letër, nëse Tre Luanët e mbyllin pas Belgjikës në grupin G.

Çuditërisht, përballja direkte do të jetë e tepër e ekuilibruar, sepse pikët dhe golaverazhi janë identike dhe Anglia është e para vetëm për faktin se ka marrë një karton më pak se Belgjika. Një barazim të enjten do të bënte që pikërisht kartonët5 të vendosin fituesin e grupit. Ja dhe kombinimet e mundshme për Anglinë:

1/16-at

Nëse Anglia fiton grupin

Anglia do ta luante ndeshjen e turit të ardhshëm në 2 korrik në Rostov, nëse fiton grupin G. Kjo do të prodhonte një përballje me vendin e dytë të grupit H: Japonia, Kolumbia ose Senegali.

Nëse Anglia del e dyta në grup

Si e dyta në grup, Anglia do të luante në Moskë në 3 korrik dhe do të ndeshej me fituesin e grupit H: sërish e paqartë, Japonia, Kolumbia ose Senegali.

ÇEREK-FINALE

Nëse Anglia fiton grupin

Nëse Anglia fiton grupin dhe kalon edhe turin pasardhës, do të ndeshet në Kazan më 6 korrik, me fituesin e çiftit: fituesi i grupit E-vendi i dytë F. Në këtë moment bëhet fjalë për një Brazil-Gjermani.

Nëse Anglia del e dyta në grup

Anglia do ta luante më 7 korrik në Samara ndeshjen çerekfinale. Kundërshtari do të dilte nga çifti: fituesi i grupit F-e dyta E. Në këtë moment do ishte Meksikë-Zvicër.

GJYSMËFINALE E FINALE

Këtu e tutje llogaritë janë të kota, sepse në këto ture nuk ka ndeshje të lehta, kushdo që të dalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online