Armando Broja ka dhënë rrëfimin e parë në një media shqiptare. Sulmuesi i Chelsea ishte i ftuar në emisionin që transmetohet në Youtube dhe i dedikohet Kombëtares, Koha Shtesë, ku ka folur për gjithçka para EURO24 rreth Kombëtares, karrierës së tij dhe kundërshtarëve që do të na presin në Gjermani. (Intervistën e plot 22 minutëshe të Brojës e gjeni më poshtë).
“Anglia më ka thirrur kur isha më i vogël, kam folur me babin dhe familjen. I thashë babit që unë kam qef që të luaj për Shqipërinë, është vendi më afër zemrës time, është vendi ku më ka lindur familja. E kam më shumë afër zemrës, edhe njerëzit që janë aty dhe tifozët. Ishte një zgjedhje që nuk e mendova dy herë”, tha Broja. /Sport Ekspres/