“Angli ki vëmendjen”/ Në ishull shqetësohen për Brojën, kërkohet kujdes për “xhevahirin” e Shqipërisë

Shqipëria luan sot në mbrëmje sfidën e vështirë kundër Anglisë. Në mitikun “Uembli”, kuqezinjtë do të kërkojnë të përmbushin një mision që dukje është i pamundur, të mposhtin “tre luanët”. Në ishull shqetësimi kryesor në këtë duel është Armando Broja. Sulmuesi shqiptar ka treguar se është i aftë të zgjidhë vetë ndeshjen dhe dy fitoret me Hungarinë janë dëshmi e pastër për këtë.

Prestigjozja “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull “xhevahirit” të Kombëtares sonë, duke kërkuar vëmendjen e Anglisë për Broja. Media britanike tregon historinë e 20-vjeçarit, i cili i lindur në Slough të Londrës nga pridër shqiptarë ka marrë një formim të mirë në akademinë e Chelsea-t.

“1.90 metra, Broja është i gjatë, atletik, me një ndryshim ritmi dhe gatishmëri për të vrapuar pas mbrojtjes. Ai ka një sy për golin dhe aftësinë për të përfunduar me këmbë ose me kokë. Ronaldo është idhulli i tij”, shkruan “Daily Mail” në përshkrimin e saj për Armando Brojën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *