Andrea Anjeli, për vizitë te Milani, takon Fasonen

Andrea Anjeli viziton shtëpinë e Milanit. Presidenti i Juventusit ka qenë dje përpara drekës në selinë e kuqezinjve, me një takim që është quajtur si një i tillë kortezhe. Si të thuash, zyrtarisht nuk ka pasur asnjë zhvillim të mëtejshëm të merkatos ndërmjet të dy klubeve, pas tratativave për Bonuçin dhe De Shiljon, që janë mbyllur pozitivisht këtë verë. Anjeli është takuar me Fasonen, administratorin e deleguar të Milanit dhe është e mundur që të kenë four për tema të politikave sportive të lidhura me ligën, kampionatin, por edhe për mbledhjet me UEFA-n, duke qenë se shpejt do të jetë shorti i Championsit dhe Europa League-s, në Montekarlo.  Administratori juventin, Marota, pikërisht dje, kishte treguar Milanin si një rival të madh për titullin e shtatë radhazi. “Çfarë mendoj për Milanin? Duke vlerësuar merkaton dhe investimet e bëra me lojtarët që kanë ardhur e shikoj si një kandidate. Duhet të fitojë. Ne jemi favoritë, por edhe Milani nuk bën shaka”.  Ndërsa, drejtori sportiv, Mirabeli ka mbërritur dje dhe ka qëndruar pranë skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *