Andi Lila me letër të hapur për FSHF-në: Kemi ankesa nga lojtarë, duhet përfshirë edhe Kategoria e Dytë

Nga Klaudio Ndreca

Në një moment krize të pandemisë nga Koronavirusi, futbolli shqiptar ka një betejë të fortë edhe për mbijetesën nga aspekti ekonomik. Qeveria zgjodhi që të mos mbështeste skuadrat shqiptare, duke surprizuar jo pak me vendimin e saj.

Nga ana tjetër do të ishte FSHF që do të gjendej pranë, me një ndihmë prej 300 mijë lekësh të vjetra për klubet të cilat nuk menaxhohen nga bashkitë. Pasi skuadrat e tjera që janë të varura prej saj, nuk do t’i preket fondi nga ana e bashkisë dhe do të marrin lekët edhe në këtë kohë. Ndërkohë kreu i Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë, Andi Lila, ka bërë një letër të hapur për FSHF-në duke kërkuar shtimin e paketës për disa futbollistë në Kategorinë e Dytë që kanë shfaqur ankesat e tyre. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online