Andi Lila flet për mediat fqinje: Krenar që vajza ime ka lindur në Greqi, na keni ndihmuar

Kryetari i Sindikatës të Futbollistëve Shqiptarë, Andi Lila, ka dhënë një intervistë për mediat greke. Kryeqendra e vëmendjes është padyshim miqësorja e yjeve që do të zhvillohet në ditën e sotme në “Air Albania”.

Lila është shprehur falenderues për sjelljen e Greqisë në momentet e tmerrit që ishin në vendin tonë, pasi na goditi një tërmet shkatërrues. Padyshim që fqinjët tanë ishin të parët që na u gjendën pranë në ato momente të vështira.

“Gjërat janë pak më të mira. Muajin e kaluar ishim “të vdekur”. Ne do ta bëjmë Greqinë miqësore dhe paratë e mbledhura do të shkojnë për ushqime dhe shtëpi. Ne do të kemi miqësore me Greqinë, Turqinë dhe Italinë për të ndihmuar. Jemi shumë të kënaqur. Stadiumi i ri do të jetë plot besim. Do të vijnë shumë veteranë. Jam krenar që vajza ime ka lindur në Greqi. Unë e dua Greqinë dhe ata na kanë ndihmuar”, ka thënë Lila. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online