Anceloti ngriti dyshime për pozicionin jashtë loje të Asensio, Xavi i kthehet ashpër: Është çështje shkencore, si mund të ketë debat?

Real Madridi e humbi ndeshjen e djeshme kundër Barcelonës me shifrat 2-1. Kur rezultati ishte ende 1-1, Asensoi arriti të shënonte, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Vendimi i arbitrit u kundërshtua nga Carlo Ancelotti.

“Nuk fituam për shkak të atij pozicioni jashtë loje që ne kemi dyshime. Me këto dyshime do të kthehemi në Madrid”, tha Anceloti. Nga krahu tjetër, Xavi reagoi ashpër: “Jam befasuar nga fjalët e Ancelotit. Pozicioni jashtë loje është i qartë, është çështje shkencore. Nuk ka vend për dyshim, për debat, ose është ose jo”, tha Xavi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online