Real Madridi fitoi ndeshjen e parë ndaj PSG-së në kuadër të eliminatores së Champions League.
Zidane vendosi të startonte me Iscon në qendër të mesfushës duke i dhënë liri të plotë në fushë me Cristianon e Benzema në sulm.
Sistemi funksionoi mirë në pjesën e parë por gjërat filluan të ndryshojnë në pjesën e dytë. Një ndryshim ishte i domosdoshëm dhe ndeshja ndryshoi kur trajneri inkuadroi Asension dhe Vazquez. Pas këtyre zëvendësimeve, ekipi filloi të zgjohet pak më shumë dhe të sulmojë portën e Francezëve.
Asensio ishte kyç në fitoren e Real Madridit pasi dhuroi dy asiste në vetëm 10 minuta të luajtura dhe kështu ai së bashku me trajnerin morën meritat kryesore për këtë fitore.