Në këtë fillim kampionati, statistikat nuk janë shumë mbështetëse për të kuptuar se cili ekip do të jetë fitues i “Abissnet Superiore”. Pavarësisht avantazhit të Tiranës, ka ende shumë pasiguri në vlerat që skuadrat po shprehin. Gjithsesi, në këtë analizë, do të flasim për lojtarët të cilët kanë shënuar më shumë gjatë këtij sezoni dhe do të shohim nëse dikush prej tyre bën me të vërtetë diferencën.
Dhe në këtë rast, Taulant Seferi me 7 gola dhe 5 asistet e tij është me siguri lojtari, i cili po lë gjurmë në këtë kampionat dhe mund të konsiderohet deri në këtë pikë të kampionatit si arma shtesë e kryesuesëve të Tiranës. Pavarësisht kësaj, ka lojtarë që po zhvillojnë një kampionat të shkëlqyer për golat e shënuar dhe për kontributin që po japin kontributin deri më tani në në skuadrat respektive.
Një e dhënë mjaft interesante e kësaj analize është përqindja e realizimit nga ana e lojtarëve. Në këtë rast, Zarubica, lojtari i Laçit është pa dyshim një sulmues që arrin të shënojë shumë, ndërsa gjuan pak në portë, në ndryshim nga Ibraimi, Seferi dhe Aralica që kanë përqindje më të ulët realizimesh në raport me tentativat. Përqindje e konsiderueshme për të realizuar edhe nga ana e Mensah, lojtar i Skënderbeut dhe Vitor, lojtar i Kukësit.
Ato që thamë më sipër do të konfirmohen në grafikun e mësipërm të gjuajtjeve. Futbollistët me më pak përqindje realizimi kanë gjuajtur shumë herë drejt portës kundërshtare. Kjo do të thotë se veçanërisht në rastin e Seferit, Carës, Aralicës dhe Ibraimit, këta lojtarë kanë pas vetes skuadra që prodhojnë lojë dhe mundësi gjuajtje drejt portës.
Sa i përket marrëdhënies mes punës së ekipit dhe sulmuesit, është e rëndësishme të kuptojmë se sa topa prekin çdo 90 minuta në zonën e penalltisë së kundërshtarit. Të kesh zotërim në zonën kundërshtare do të thotë të krijosh situata të rrezikshme për kundërshtarin, jo vetëm gola, por edhe raste e goditje këndi, apo faulle të mundshme.
Edhe këtu kthejmë në vëmendje Seferin, Zarubicën dhe Aralicën, lojtarë që ndihmojnë skuadrat e tyre për t’u ngjitur, pavarësisht përqindjes së ulët të realizimit. Dy të dhënat e fundit, gjuajtjet dhe prekjet në zonë janë shumë domethënëse për të kuptuar se sa një skuadër i mundëson një sulmuesi të shënojë. Në këtë statistikë të fundit, duhet theksuar se Basa dhe Cara kanë vlera mbi mesataren, shenjë që tregon se skuadrat prodhojnë lojë dhe raste.