Nga Oltijon Kërnaja
Vllaznia –Laci Krye ndeshja e kësaj jave. Vllaznia vinte pas dy ndeshjeve që nuk kishte bindur në lojë, pavarësisht rezultatit pozitiv me Partizanin, ndërsa Laçi vinte pas fitoreve me ekipe pretendente si Teuta dhe Tirana. Vllaznia ishte me rreshtimin e saj tipik. Por me një ndryshim vendin e Krymit të skualifikuar e kishte marrë Kruja!
1-3-4-1-2
Zogoviç-
Gurishta-Adili-Imami
Kruja-Marku-Jonuzi-Isaevski
Imeri
Hoxhaj-Dilaver
Stafi i Vllaznisë kishte përgatitur të njëjtën mënyrë loje si në ndeshjet e tjera, edhe pse pjesa ofensive në 3 ndeshjet e fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Kjo dallohet qartë, sulmuesi i Vllaznisë, Dilaver, golin e fundit e ka shënuar në 13 dhjetor. Përveç golave, Vllaznia ka 3 ndeshje që nuk krijon raste. E gjithë filozofia e sulmit te Vllaznisë lidhet me Imerin. Por këtë herë, ishte i markuar mirë nga mesfushorët e Laçit.
Laçi nga krahu tjetër vinte me rreshtimin
1-3-5-2
Sherri
Malota-Ignjatovic-Obanor
Marku-Shehu-Delia-Lushkja
Xhixha-Nëabueze.
Duro si një ekspert i futbollit të Superligës kishte menduar që t’i besonte eksperiencës pasi vendin e Selmanit e ka marrë Malota. Ndërsa në vend të Mazrekajt të skualifikuar është futur Xhixha.
Në pjesën mbrojtëse, në linjën e djathtë, për të bllokuar depërtimet e Isaevskit dhe Imerit, i mbyllnin Marku dhe Delia, ndërsa krahu tjetër Shehu me Lushkjen. Në pjesën sulmuese ishte Nuabueze si rrezik konstant. Duke parë që qendërmbrojtësit e Vllaznisë janë teknik, por të dobët në duelet trup më trup, ishte kjo zgjedhje dhe mbështetej nga Xhixha që lëvizte shumë duke krijuar hapësira për Markun dhe Mustën nga krahët.
Duke e studiuar mirë Vllazninë, Duro e kishte kuptuar se Adili rrezikon shumë me topin duke hyrë në driblime që të sillte ç’markimin e Imerit. Pra duke mbajtur topin Adili, i jepte kohë Imerit që të lëvizte dhe të dilte i lirë në zona të ndryshme.
Pikërisht këtu u bllokua Vllaznia, presingu i lartë nga Lushkja te Adili dhe njëkohësisht markimi i rreptë në lojën pa top te Imeri nga Delia dhe Shehi, vendosi golin e parë. Në një presing të tillë erdhi topi i rrëmbyer nga Shehu te Adili dhe pasimi i Shehut vjen për Nuabuezen.
Duro tregon supermacinë ndaj Brdaric tek zëvendësimet duke futur Harmon që bën diferencën nga ana fizike me mbrojtësit shkodran. Dogji në shpejtësi dhe forcë kapitenin Gurishta, pasi ishte më i freskët. Ndërsa Laçi ndryshonte mënyrën e të luajturit nga 3-5-2 kur u fut Harmon kishte raste që dilte me 3-4-1-2 me Lushkja pas dyshes Harmon-Neëabeze, Vllaznia vazhdonte me të njëjtin rreshtim. Edhe njëherë vërtetohet se trajnerët që vijnë nga jashtë nuk janë më të mirë se ata në Shqipëri. Mund të kenë nivele të larta futbollistike, por si trajnerë kanë drejtuar ekipe më të vogla se Vllaznia, Tirana, Kukësi apo Partizani. /Sport Ekspres/