Analiza taktike/ Sa rëndësi ka UEFA PRO e Egbosë tani? Najdovski sikur kishte një jetë me Tiranën, ndeshje e madhe e Ismajlgecit

Analiza taktike e bërë nga ana e Oltijon Kërnaja për “Sport Ekspres” sa i përket ndeshjes Dinamo Tbilisi -Tirana

Dinamo Tbilisi shumë e vogël për Tiranën. Egbo e kishte studiuar në përpikmëri kundërshtarin. Pak rëndësi ka nëse ke UEFA Pro apo jo, akoma më pak rëndësi nëse Egbo ishte trajner portierësh apo jo. Puna e tij me Tiranën është fantastike. Tirana i ka te gjitha, eksperiencë, talent, forcë dhe grintë. Ka nje portier 40 vjec në portë qe jep shumë siguri, por ka edhe tre 20-vjecarë edhe pse ishin debutues ne Champions League,  luanin plot besim. Por ka edhe talent si Torasa dhe grintën e  Bathës dhe Najdovski.

Dinamo Tbilisi vinte me rreshtimin.

1-4-2-3-1

Kvaskhadze

Iashvili-Amoussu-Lochoshvili-Kobouri.

Kardava- Papava

Shulaia-Dos Santos- Bugridze

Kapnadze

Ndërsa Tirana vinte me të njëjtin rreshtim që jemi mësuar të shikojmë por me dy ndryshime. Startojnë nga fillimi dy afrimet e reja. Najdovski dhe Tosevski.

1-4-2-3-1

Lika

Tosevski-Najdovski-Vangjeli-Ismajlgeci.

Batha- Celhaka

Cobina-Cale-Torasa

Muci.

Egbo kishte studiuar ekipin e Dinamo Tbilisit. Ishte një ekip që nuk ishte i rrezikshëm në pjesën ofensive dhe Egbo kishte menduar që t’i linte terren kundërshtarit edhe qarkullimin e topit. Kundërshtari gjatë 90 minutave ishte i rrezikshëm vetëm në goditjet standarte. Taktikë që doli e sukseshme. Duke parë që Tblisi sulmonte më shumë nga krahu i majtë i tyre, Egbo i kishte kërkuar Tosevskit që mos të shtynte shumë para. Por të mendonte me shumë per fazën mbrojtëse. Ndërsa Ismajlgeci ishte pika kyçe e aksioneve sulmuese. Cdo aksion do niste nga krahu i majtë. Najdevski dukej sikur ka një jetë që luan me Tiranen, jo vetëm prej 6 ditësh, kuptohej me sy mbyllur Vangjelin.

Ndërsa dyshja Batha-Celhaka, shërbenin si formë dige, thyenin çdo aksion të kundërshtarëve dhe cdo top kalonte nga këmbët e tyre, për t’u shpërndarë pastaj nëpër krahë. Falë kesaj dyshe Torasa nuk kishte asnjë detyrë mbrojtëse,  por do luante afër Muçit, që të përfitojë nga topat e ulur nga sulmuesi dhe zonat qe lironte ai. I tillë erdhi edhe goli i parë. Muci dukej sikur kishte vite që luante në Champions. Fitonte dyluftime, vraponte, godiste portën.

Cale- Cobina, ishin dy krahët që duhej të vinin në vështirësi me shpejtësinë e tyre kundërshtarët, por që sonte nuk e bënë, ndoshta dhe nga problemet e tyre fizike. Tirana kishte menduar lojën ta luante me shumë takime, duke parë dhe cilësinë në ekip. Gjithmonë topi luhej zona te ngushta  fillimisht pastaj duke ndërruar krahun e sulmit.

Lojtarët më deciziv.

TOP-

1- NAJDOVSKI – Ndeshja e parë me Tiranën, pavarësisht kësaj ai dukej se kishte vite që luante me Tiranën.  Shpirt gare, sakrifice .Adn- Bardheblu

2-Ismajlgeci- Basti i fituar nga drejtori Laçi. 20- vjeçari tropojan, luan kudo, e fillon mbrojtës, kalon mesfushor dhe e përfundon mbrapa sulmuesit, kur realizoj dhe golin. Ai zhvilloi një ndeshje të madhe, nga krahu i tij nuk kalon askush,  ndërsa çdo aksion kalon nga këmbët e tij. Qetësi olimpike në dylyftim dhe prej një lojtari me eksperiencë.

3-Batha -Celhaka. Asnjëherë nuk e ulën ritmin, për 90 minuta vetëm vrapuan, rikuperuan pa fund topa te kundërshtarëve. I jepnin frymëmarrje ekipit ne te gjitha aksionet që nisnin për Tiranën. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *