Analiza taktike e përgatitur për “Sport Ekspres” nga ana e Oltijon Kërnaja
Partizani vs Skënderbeu
Ndeshja më kryesore e javës!
Ndryshe nga ndeshjet e tjera, të zhvilluara sot, kjo ishte ndeshja më ritem me të lartë. Të dy ekipet vinin me rreshtim të njëjtë 1-4-3-3, por me filozofi të ndryshme. Partizani ndryshe nga sa pritej kishte disa ndryshime nga Partizani para Covid-19. E niste ndeshjen me dy elementë të rinjë, si Cara dhe Kote, ndërsa suprizë mund të quhet Bitri në rolin e mbrojtesit te djathtë, i provuar edhe në dy ndeshje tjera por realizuan deshtime, kjo për shkak te karakteristikave te lojtarit, jo për fajin e tij.
Partizani la të kuptohej, duke u nisur edhe nga zëvëndesimet si Llanaj apo Ferhati, fokusi në ndeshjet e mbetura do te jete evidentimi i lojtarëve të rinjë në moshë. Sormani aplikoi presing ultra ofensiv për ekipin e tij në momentin që nuk kishte topin. Nëse rifitonte topin kërkonte thellësine e sulmuesve të tij, duke ditur aftësite e sulmuesve të Partizanit, Bardhi, Cinari e Cara në duelet e shpejtësisë me mbrojtësit e Skënderbeut.
Por kjo ishte pika ku gaboi Sormani, duke pasur përballë një trajner si Daja që taktikën e bazon tek loja me shumë stacione të topit dhe kuptoj se një ekip me dy javë kohe përgatitje, nuk mund të bëj presing ultra ofensiv gjatë gjithe kohës. Skënderbeu vinte në këtë ndeshje me formacion thuajse të njëjtë me ndeshjet para virusit Covid -19. Mbrojtja u bazua eksperiencës Jashanica- Pollozhani, ndërsa vazhdon me ndeshjet e mira i riu Pellumbi. Mesfusha dhe celësat e ekipit ku i’u lanë Bruno Ditës, i cili ishte më i miri në ndeshjen e sotme.
Trajneri Daja, duke parë që mbrojtja e Partizanit është 3-ta më e dobët e kampionatit, më keq se ata janë vetëm mbrojtjet e Luftëtarit dhe Flamurtarit, kërkonte që gjiithmonë sulmuesit si Gripshi dhe Bregu të vinin në vështiresi mbrojtësit e Partizanit. Daja kërkonte shume takime, shumë stacione te topit, ku aksionet e Skënderbeut nisnin gjithmonë nga prapavija, duke besuar shumë tek trekëndëshi Jashanica-Pollozhani- Dita, .
Partizani duke bërë presing të lartë për riftuar topin mbi këtë treshe, në momentin që topi nuk fitohej, linte shumë hapësirë mbrapa, kjo solli dhe distabilitet mes reparteve, distanca të gjata mes lojtarëve dhe reparteve!
Të dy golat erdhën nga ky distabilitet, tek goli i parë, Cinari nuk arrin të mbyllë hapsirat e lëna bosh nga Trashi, i cili po bënte presing mbi Gripshin, ndërsa Daja doli mbi pozicion dhe krosoi për Ditën i cili ishte i pa mbuluar në zonë. Hoxha priti goditjen me kokë, por nuk kishte si të vepronte pas goditjes kryevepër të Gripshit.
E njëjta situatë tek goli i dytë, përsëri nga krahu i djathtë i Skënderbeut dhe i majtë i Partizanit, përsëri nuk funkisonon Trashi-Cinari dhe Ditën këtë herë nuk e ndal dot asnjë. Sormani ka gabuar në gjithçka, madje edhe në zëvendësime. Partizani është shumë larg nga Partizani i Gegës, madje duke më keq edhe se i Lerdës. /Sport Ekspres/