Analiza taktike/ Kështu ra Tirana e Egbosë për herë të parë, Martini ia doli duke i bllokuar “mushkritë” bardhebluve

Analiza taktike e Oltijon Kërnaja për “Sport Ekspres”

Teuta vinte me rreshtimin e zakonshëm 1-4-2-3-1

Frasheri- Todorovski-Hoxha-Arapi-Koro

Aleksi- E. Vila

Avdyli-Kallaku-L Vila

Hebaj

Ndërkohë që as Tirana nuk ka ndryshuar shumë në zgjedhjet e saj, me Egbon që e nisi me këtë formacion.

Lika

Doka-Vangjeli-Muca-Hoxhallari

Batha-Celahaka-Torasa

Cobina-Ngo-Cale

Trajneri i Teutës kishte bërë një ndryshim në përballjen ndaj Tiranës, duke e vendosur Emiljano Vilën pak më mbrapa këtë herë, në rolin e mesit të fushës. Ndërkohë në krahë i’u besua shpejtësisë së Lorenco Vilës. Pikërisht ishte kjo lëvizje që ndërtoi edhe golin e fitores. Taktika e vendosur nga Martini ishte shumë më ndryshe, pasi nëse e sulmon Tiranën e vendos shumë në vështirësi, ndryshe nga shumë ekipe të tjera që vendosin të rrinë mbrapa dhe ta presin Tiranën.

Tani te bardheblutë ka nisur edhe presioni i trofeut, nuk ishte qetësia e ndeshjeve të kaluara. Trajneri i Teutës i ka bllokuar dy pikat më të forta, Kale dhe Torasa. Ato janë edhe mushkria e ekipit që bëjnë lidhjen mes mbrojtjes dhe sulmit. Çelësat e skuadrës së Teutës i kishte ashtu si edhe gjithmonë, Sherif Kallaku. Tani nis në fakt edhe sezoni për Tiranën, ku do të shohim sa e përgatitur është për të mbajtur presionin e fitimit të titullit kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *