Analiza e Redi Jupit: Turqia nuk është e parezistueshme, do ju mungojë Mavraj?

Shqipëria do e ketë një finale të parakohshme atë përballje në transfertë ndaj Turqisë, ku janë të detyruar për të fituar. Në prag të këtij takimi ka ardhur edhe një analizë e Redi Jupit për “Procesi Sportiv”.

Një figurë e njohur për futbollin shqiptar, që thekson se kuqezinjëve i mungon vetëm pika e Shkodrës me Turqinë, që mund ta korigjojë në përballjen e radhës. Ndërsa kur flitet për mungesën e Mavrajt, Jupi thekson se do të vijë një ditë kur ky lojtar të mos grumbullohet më në listë edhe për shkak të moshës.

“Për të qenë korrekt, duhet të shohim edhe lojtarët e rinjë që kanë zëvendësuar këta të munguarit. Duhet të shohim që sa minuta kanë luajtur, sa gola kanë bërë. Pra duhet t’i shohim të gjitha këtu. Përshembull kemi rastin e Mavrajt. A jeni të sigurt se do ju mungoj Mavraj duke parë ndeshjet e fundit? Do të vijë dita që mos të thirret më.

Kemi një Marash Kumbulla, që është titullar te Verona në Seria A. Sa i përket renditjes, ne na mungon deri tani vetëm ajo që ka ndodhur me Turqinë në Shkodër, ku ne humbëm. Nëse fitojmë në transfertë, atëherë situata kthehet në kontroll. Mund të them se Turqia nuk është e parezistueshme, i kam parë ndeshjet e tyre. Mos të mendoni se ka diferenca të jashtëzakonshme me Shqipërinë, absolutisht që jo”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online