Një ndeshje pozitive dhe me gola që të falin buzëqeshje ishte ajo ndeshje mes Moldavisë dhe Shqipërisë. Tre pikë që në këto kushte nuk shërbejnë shumë por padyshim tregon se trajneri Reja po nderton të ardhmen. Të ardmen me lojtar që e krijojnë vet emrin e tyre me anë të lojës në fushë. Nga studio e “Procesit Sportiv” profesor Përparim Kabo ka bërë një analizë të thjeshtë duke vlerësuar mesfushën që ka krijuar tekniku italian.
Kabo: Me ekipet e mëdha luajmë mirë dhe mundemi, me ekipet e vogla luajmë por dukemi të vegjël. Sot nuk ndodhi. Moldavia luajti komplet mbrapa. Trajneri i kishte porositur që të luanin shpejt dhe me një takim lojtarët. Mesfusha ka luajtur deri tani pa tru. Sot ndryshon. Bare na ka bërë të harrojmë Bashën dhe Xhakën. Është një lojtar mjaft i mirë në mesfushë. Gjasula ka një lojë tipike e stilit gjerman. Një futboll akademik dhe profesionist. Sa i përket Trashit them se erdhi vonë në Kombëtare . E njoh që kur ka qenë te Lushnja dhe ka ego pozitive. Erdhi tek Partizani, nuk i vodhi askujt asgjë, e ka merituar./Sport Ekspres/