Amir Abrashi pësoi një dëmtim serioz në përballjen e Shqipërisë kundër Hungarisë. Për këtë arsye futbollisti do të dilte nga fusha e blertë dhe pritet që të mos rikthehet për të paktën katër javë. Të paktën këtë e thotë e zakonshmja dhe gjuha mjekësore, por trajneri i “pitbullit tonë”, Giorgio Contini, mendon ndryshe.
Tekniku i Grashopërs është i qetë dhe pret që Abrashi të jetë më shpejt në fushën e blertë. Mes batutës, “Blick” raporton fjalët e Contini: “Abrashi ka mish shqiptar, do të shërohet më shpejt”. Padyshim që këtë e uron edhe Reja, megjithëse duket se gjasat janë thuajse zero që këtë lojtar ta kemi në organikë për ndeshjet e tetorit. /Sport Ekspres/