Një event i ri në vendin tonë, që ka për qëllim të vlerësojë sportistët shqiptarë jashtë vendit. Tashmë janë bërë nominimet për “Ambasadorët Shqiptarë të Sportit” dhe për këtë është mbajtur edhe një konferencë për shtyp.
Roland Bisshof, “Ambasadori i Futbollit Gjerman”, është iniciuesi i këtij eventi, ndërkohë që janë shpallur edhe të nominuarit për çmimin kryesor, çmimin e nderit, çmimin “new entry” dhe atë të publikut.
Juria përbëhet nga ish-trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi, trajnerja e basketbollit Mirza Alibegaj, si dhe gazetari Dritan Shakohoxha. Çmimet do të ndahen më 28 shtator dhe ceremonia do të bëhet në Pallatin e Brigadave.
Çmimi kryesor – të tre të nominuarit vijnë nga bota e futbollit. Lorik Cana është kandidatura kryesore. Ish-kapiteni e ka lënë futbollin e luajtur, por po mbështet projekte të ndryshme në botën e sportit. Igli Tare, drejtor sportiv i Lacios, si dhe Edvin Murati janë kandidaturat e tjera.
Çmimi i nderit – Kapiteni i kombëtares, Ansi Agolli, është dominuar për këtë çmim. Xhudistja Majlinda Kelmendi dhe qitësja Elizabeta Karabolli, janë dy sportiste të nominuara gjithashtu për këtë çmim.
Çmimi “New Entry” – Portieri i Lacios, Toms Strakosha, volejbollistja Erblira Bici dhe atleti Izir Smajlaj do të kandidojnë për të marrë çmimin në fjalë.
Çmimi i publikut – Të nominuarit përkëtë çmim janë më të shumtë, duke nisur me Elseid Hysajn e për të vijuar me Erlad Dervishin, Luiza Gegën, Haki Dokën, Luan Krasniqin dhe Ervin Skelën.