Altin Rraklli tregon mënyrën si kualifikohet Kombëtarja: 7 pikë tani! Me Andorrën ishte ndeshja më e çuditshme që luajta

Altin Rraklli ka komentuar në intervistën e dhënë për “Report TV”, mënyrën sesi Kombëtarja Shqiptare mund të shkojë te kualifikimi në Botëror. Për të mbajtur ndezur ëndrrën kërkohet me patjetër që të arrihen 7 pikët në 3 ndeshjet e para. Pra kuqezinjtë janë “të dënuar” për të arritur misionin e pamundur, pasi duhet të ndalin Anglinë në “Air Albania”. Në të njëjtën linjë mendimi që ishte edhe trajneri i Kombëtares, Reja, që kërkonte këtë sasi pikësh për të tentuar vendin e dytë.

Gjithashtu Rraklli është shprehur se vendimi i Qeverisë për të mos lejuar tifozët ishte disi i nxituar, pavarësisht kujdesit të madh për të mbrojtur jetën e njerëzve në këto kohë të vështira të pandemisë. “Unë mendoj se nëse kemi objektivin për kualifikim duhet të marrim 7 pikë në tre ndeshjet e para.

Pra me Andorën dhe San Marinon duhet ti fitojmë me patjetër dhe kundër Anglisë nuk duhet të humbasim. Kualifikimi në këtë edicion varet shumë me kundërshtarët direkt. Ndeshjet direkte me këto skuadra do ta ndajnë nëse do kualifikohemi ajo. Anglia është absolute dhe mendoj se është e parë në këtë grup.

Para shumë vitesh kur unë luaja me Kombëtaren kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me Andorën. Unë e kujtoj mirë si një nga ndeshjet më të çuditshme që kam lozur pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore. Aty u mblodhën shumë faktorë që e humbëm atë ndeshje.

Faktori kryesor ishte arbitri, i cili ka patur gjykimin më të egër ndaj kombëtares sonë edhe pse arsyen nuk e di. Përsa i përket shkarkimit të Demollarit pas ndeshjes mora vesh se si të humbnim apo të fitonim ai do shkarkohej. Kisha ardhur presidenti i ri dhe ai kishte afeksion ndaj italianëve.

Refuzimi për tifozët në stadium ndoshta ka qenë pak i nxituar nga autoritet, për shkak se ditët e fundit kemi parë ndeshje me pak prani të dashamirësve të futbollit. Nga pikëpamje humane patjetër që jetët e njerzëve janë më të rëndësishme se sa një ndeshje futbolli, por duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje mund të kishte një zgjidhje alternative,” tha Rraklli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *