Altin Lala tregon modelin perfekt gjerman: Ia lënë në dorë vetë njerëzve, përgatiten për t’u mos befasuar

Altin Lala ka bërë një intervistë për “Ora News”, atje ku ka treguar sesi Gjermania po jep edhe njëherë shembull me modelin e saj. Flitet për shtetin që po e menaxhon më mirë këtë situatë krize të pandemisë nga të gjitha shtetet e tjera europiane, pa harruar këtu edhe vdekshmërinë e ulët. Figura e njohur e Kombëtares ka thënë se në Gjermani nuk ka dalje të ushtrisë në rrugë apo kufizime dramatike, por vetë shteti ua lë në dorë qytetarëve ndërgjegjsimin dhe përgjigja e marrë deri tani ka qenë ajo e duhura.

“Deri tani jemi në rregull fatmirësisht. Problematika është në gjithë botën, në Itali dhe Spanjë është akoma edhe më e rëndë. Për momentin këtu çdo lëvizje është e lirë dhe madje njerëzit janë vetë të ndërgjegjshëm që duhet të dalin vetëm atëherë kur duhet. Edhe kur del në parqe duhet të jesh me familjen tënde, ose vetëm me një person. Këto janë rregulla që mbahen dhe i shkelin fare pak.

Dyqanet vazhdojnë të jenë të hapura si më parë dhe duhet të kenë kujdes klientët duke mbajtur distancat. Shkolla dhe restorantet janë mbyllur, por nuk ka vendime shumë drastike si fundja edhe në Shqipëri. Ushtria nuk ka dalë në rrugë, ndërsa edhe policia është prezente vetëm në vendet ku ka shumë njerëz.

E vërtet që këtu lejohet dhe dalja në ajër të pastër për sport dhe është gjë pozitive nga e gjitha kjo dramë që po përjetojmë. Gjithçka ka ndryshuar në punë ditësh dhe nuk dihet sesa do zgjas, kjo është e keqja më e madhe.

Gjermania ka pasur vite shumë të sukseshme dhe ka krijuar një buxhet emergjent dhe po ndihmojnë dhe biznesin. Problemi më i madh tani është te gastronomia dhe turizmi. Gjermanët mbahen për menaxhimin në gjendje kritike. Këtu bëjnë të gjitha përgatitjet për t’u mos surprizuar dhe të mos i dalë diçka rastësore”, ka thënë Lala. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online