Ish-mesfushori i famshëm i kombëtares shqiptare dhe një ikonë e Hanovërit në Gjermani, Altin Lala, ka pasur probleme kohët e fundit me drejtësinë. Luftëtari i mesfushës duket se është një luftëtar edhe pas lënies së futbollit, sepse ka dhënë ryshfet një klubi qitjeje, për të marrë një leje paraprake për mbajtjen e një pistolete sportive. Një hetim i policisë gjermane për një poligon qitjeje ka zbuluar qindra certifikata të dhënë në mënyrë të paligjshme. Edhe Lala kishte marrë një të tillë, për vetëm 300 euro, shumë më pak se persona të tjerë.
Në korrik tre-ish drejtues të klubit, me të cilët Lala kishte bashkëpunuar, përfunduan pas prangave, sepse kishin fituar shuma të mëdha eurosh leje të dhëna nën dorë. Dënimi fillestar për Lalën ishte 22.800 euro, por pasi pranoi akuzën, shuma u ul. Avokati i Lalës është Fric Vilig, i cili ka qenë edhe president i Hanovërit në të shkuarën dhe apeli i tij u pranua, por Lala do të paguajë 17.100 euro.