Mbrëmja e nesërme do të jetë e veçantë për Çabi Alonson. Trajneri spanjoll do të rikthehet sërish në “Enfild”, por këtë herë si kundërshtar. Kallaheri është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të përballjes me Bajer Leverkusenin, ku është pyetur në lidhje me pritjen e ngrohtë që do t’i bëhet Alonsos nga tifozeria vendase. Portieri i Liverpulit ka thënë se është i vetëdijshëm për një fakt të tillë, por ka shtuar se lojtarët do të përpiqen ta kthejnë Alonson të palumtur në shtëpi.
“E di që tifozët e Liverpulit do t’i japin atij (Çabi Alonsos) një pritje të ngrohtë, por synimi jonë do të jetë të marrim rezultatin dhe të sigurohemi që ai të shkojë në shtëpi jo shumë i lumtur”, ka deklaruar ndër të tjera Kelleheri./Sport Ekspres/