Alonso nën akuzë, rrezikon burgun

Drejtësia spanjolle i është vënë pas Çavi Alonsos dhe e akuzon ish-mesfushorin e famshëm se ka fshehur të ardhurat.

Hetuesit pretendojnë se ish-kampioni i botës me Spanjën nuk e zbuloi shumën e plotë të parave të përfituara nga të drejtat e imazhit gjatë kohës kur luante për Realin e Madridit.

Alonso ka qenë nën hetim edhe më parë, por çështja u arkivua në vitin 2015, para se të hapej sërish këtë vit.

36-vjeçari, i cili mohon çdo shkelje ligji, akuzohet se ka përdorur një kompani me seli në Madeira, Portugali, për të arkëtuar të ardhurat nga të drejtat e imazhit, duke shmangur kështu kontrollet fiskale në Spanjë dhe duke përfituar rreth 5 milionë euro nga kompani si Adidas, Gillette, Yamaha dhe Hugo Boss, në periudhën 2010-2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online