Alla entuziast: E arrijmë Skënderbeun

 

Kukësi mund ta arrijë titullin, këtë gjë e thotë gjithnjë e më shpesh në kampin e Kukësit. Në një prononcim për “RTSH Sport”, qendërmbrojtësi Albi Alla tregon se çfarë nuk ka shkuar mirë gjatë dy fazave të para, por beson se tashmë gjithçka po shkon drejt stabilitetit dhe vendi i parë mund të arrihet.

NDRYSHIMET – “Futbolli është një lojë psikologjike dhe kur nuk je i qetë në brendësi e tregon dhe në fushë. Kukësi kishte një çekuilibër në mbrojtje më parë, të rralla ishin raste kur luajti formacioni bazë si nga java në javë si nga sezoni i shkuar. Kishim shumë ndryshime. Lojtarët nuk lidheshin me njëri-tjetrin”.

TITULLI – “Jam i bindur se Kukësi do të bëjë kthesën dhe do ta ngushtojmë shumë diferencën, madje dhe ta kalojmë Skënderbeun. Ka ende shumë ndeshje dhe nuk është e pamundur”.

PËRGATITJET – “Është një ambient shumë i mirë dhe po punojmë që të njihemi me trajnerin. Kemi bërë një punë shumë të mirë të vazhdojmë kështu dhe të gjejmë atë që i ka munguar Kukësit në fazën e parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *